May 7, 2013

Bluetooth


sipas Mulit


Për të qenë sa më i kompletum në Zgjedhjet e Qershorit 2013, Muli ju fut studimit të Informatikës. 

Ajo që i pëlqeu më shumë nga leksioni i parë ishte bluetoooth dhe menjëherë vrapoi për te dentisti personal, bashkëfshatar i tij nga Topojani...

Tani, pas digjisalizimit më të fundit të Mulit, fitorja e PeDe në Zgjedhjet e 23 Qershorit është e Sigurt! (7 Maj 2013)


*   *   *

Antena - 11 Korrik, 2013

Flamuri, 
debat të ashpër me Nard Ndokën 
për ‘prerjen në besë’


Një debat i pazakontë plasi dje mes Flamurit dhe Nard Ndokës lidhur me deklaratën e Nardit se ai është gati të bashkëpunojë me qeverinë e majtë, pasi i është fleksibël. I shqetësuar, e mori në telefon dhe i kërkoi të vijë në zyrë.

-Tani nuk jam më vartësi jot, i tha Ndoka, jemi të dy deputetë. Bile dhe mbiemrat i kemi të përafërt, por unë kam një “d” me shumë.

-Ke bërë një deklaratë të papërgjegjshme, i tha Flamuri. Ti nuk mund të shesësh votën e PD-së.

-Nuk është e vërtetë që kam thënë se do shes votën, i tha Nardi. Kam thënë që do ta këmbej me një post ministri. Është klering, nuk është shitje.

-Si mund ta bësh këtë, tha Flamuri, ti na ke premtuar që nuk do tradhtosh kurrë?

-Po, ua kam premtuar, por ju më premtuat se nuk do dilni kurrë në opozitë, tha Nardi. Ju gënjyet të parët.

-Po si nuk të vjen turp të shkosh me Edi Ramën kur ke thënë që ai nuk di të bëjë opozitë?

-E vërtetë, e kam thënë, po tani është në pushtet. Pushtetin di ta bëjë mirë. Kështu që jam koherent.

-Po elektoratit në Shkodër çfarë t’i themi, tha Flamuri i revoltuar.

-Elektorati në Shkodër ka votuar në shumicë për qeverinë e re. Dhe në këtë rast unë duhet të respektoj elektoratin dhe të bëhem me shumicën e tij.

-Po si mund ta bësh këtë, mendo një herë si t’i them unë Doktorit tani?

-Po ç’punë ke me Doktorin, ai është një demokrat i thjeshtë, nuk është më kryetar.

-Po mirë, si t’i them kryetarit të ri, tha Flamuri.

-Kryetarit të ri nuk i kam asnjë borxh, tha Ndoka, se nuk më ka dhënë gjë.

-Unë mendoj që ti duhet ta tërheqësh deklaratën, i tha Flamuri, se ka shkaktuar shumë zemërim në elektorat.

-Më vjen keq, tha Ndoka, unë për vete s’kam më elektorat se 700 vota kam marrë. Ata më thonë më mirë shko në qeveri të kapim ndonjë gjë. Për elektoratin tuaj nuk mbaj përgjegjësi.

-Po sipas teje dhe Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi duhet të na tradhtojnë?

-Jo. Unë mendoj se ata do tradhtohen nga deputetët e tyre, dhe e meritojnë të tradhtohen, pasi ata nuk kishin besim tek partia e tyre dhe shkuan me PD. Kurse unë isha i qartë që nuk merrja deputet tjetër, ndaj erdha.

-Mendoje dhe një herë dhe tërhiqe deklaratën, i tha Flamuri. Na ke bërë shumë dëm. Janë demoralizuar demokratët.

-Nuk e kuptoj pse janë demoralizuar, tha Ndoka. Ata luftuan për pushtet dhe unë po shkoj në pushtet. Nëse ata paskan pasur ideal të shkojnë në opozitë, ata më kanë prerë në besë, jo unë. Unë po e mbaj premtimin që pas 23 qershorit të jem në pushtet.