"

September 18, 2014

Jose Mourinho: Ja pse Guardiola nuk ka flokë




Jose Murinho dhe Pep Guardiola


Menaxheri i Chelsea, Jose Mourinho ka thënë se trajneri i Bayern Munchen, Pep Guardiola nuk kënaqet në futboll dhe për këtë arsye nuk ka flokë.

Edhe pse vazhdimisht insiston se e respekton Pep Guardiolën, Jose Mourinho vazhdon të ketë përplasje me ish rivalin e tij nga Barcelona, aktualisht në drejtim të Bayern Munchen.

Menaxheri i Chelsea raportohet se pati një debat të nxehtë me Guardiolën edhe në forumin e fundit të trajnerëve të UEFA-s. Dhe gazeta “El Confidencial” ka publikuar një pjesë të asaj që dyshohet se Mourinho kishte thënë për Guardiolën.
“Futbolli është lumturi, kur nuk kënaqeni me të do t’iu bien flokët. Prandaj, ne të gjithë e dimë se si duket koka e Guardiolës, ai nuk kënaqet shumë në futboll”, u shpreh Mourinho.


*   *   *




No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!